Haxhiu për Trustin: 20 ditë nga dorëzimi i nënshkrimeve, kërkesat e qytetarëve të mos injorohen

Deputeti PDK-së, Bekim Haxhiu i cili fillimisht ka iniciuar ndryshmin e projektligjit që do të mundësonte tërheqjen 30% të mjeteve të Trustit, ngriti pyetjen se kushy po e shkel Ligjin për Nismat Legjislative, Kuvendi apo KQZ-ja.
Sipas Haxhiut ndonëse kanë kaluar 20 ditë që kur janë dorëzuar nënshkrimet e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve të Trustit ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
“Me 15.07.2022 grupi i qytetarëve “Pro tërheqjes 30% të Trustit” kanë dorëzuar në Kuvend 21.398 nënshkrime për nismën legjislative për Trustin të cilat do të duhej të verifikoheshin brenda 15 ditëve dhe pastaj të hapet rruga për votim të Projektligjit nga Kuvendi i Kosovës.”, tha Haxhiu.
Ai tutje bëri thirrje që mos të injorohen kërkesat e qytetarëve.
“Kërkesat e qytetarëve nuk guxojnë të injorohen në këtë mënyrë nga institucionet që burojnë nga qytetarët, nuk guxon të shkelet ligji për të shtypur kërkesa e tyre.
Mos përmbushja e obligimeve ligjore dhe Kushtetuese nga kushdo qoftë duhet të ndëshkohet.
Sipas Ligjit Nr. 04/-L-025 PËR NISMA LEGJISLATIVE, Nenit 17 Verifikimi i listës
1.Lista që përfshinë të paktën dhjetëmijë (10.000) nënshkrime verifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve.”, tha Hahxhiu.
Peticioni me nënshkrime pro tërheqjes së mjeteve nga Trusit është dorëzuar në Kuvend më 15 korrik./21Media

Back to top button