Dua Lipa elektrizoi skenën e “Sunny Hill Festival”
Mbrëmë(e enjte) nisi edicioni i tretë i festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.
Mijëra persona u mblodhën në parkun e Gërmisë për ta parë e dëgjuar Dua Lipën dhe shumë artistë të tjerë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhuroi performancë madhështore.
Ajo ka kënduar disa prej hiteve më të mëdha.
Dua e veshur me ngjyrë rozë me shkëlqim, në skenë ishte e shoqëruar nga valltarët e saj.
