Sulmuan dy policë e një punëtor, arrestohen
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi kanë sulmuar një punëtor në një lokal dhe më pas dy zyrtarë policorë.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00 në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Sipas Policisë, dy zyrtarët policorë ishin në rroba civile.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media