Molliqaj: Korniza e këtij dialogu nuk ka destinacion mirëqenien e qytetarëve
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, tha se siç duket Kurti është përcaktuar për Asociacion.
Sipas tij, korniza e këtij dialogu nuk ka destinacion mirëqenien e qytetarëve.
“Edhe paqe mes popujve edhe ASK nuk ka. Siç duket Kryeministri Kurti është përcaktuar për Asociacion. Organizimi shoqëror e institucional në baza etnike dëmton të ardhmen e qytetarëve pavarësisht etnisë. Korniza e këtij dialogu nuk ka destinacion mirëqenien e qytetarëve. Çdo marrëveshje që krijon realitet të ri në baza etnike në Kosovë është absolutisht i papranueshëm dhe do të kundërshtohet”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Në Bruksel sot nga ora 10:30 do të mbahet takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovës-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?