Afrojcak do të performojë në Sunny Hill në Tiranë

Afrojcak është artisti i radhës që do të perfomojë në festivalin Sunny Hill në Tiranë.
Faqja zyrtare e festivalit ka konfirmuar se 34 vjeçari është në mesin e artistëve që do të ngjiten në skenën e Sunny Hill.


26, 27 e 28 gusht janë data e rezervuara për performancat e artistëve të ndryshëm vendor e të huaj.
Stormzy, Action Bronson, Adrian, ASD, Ampov, Vin Veli, Capital T, Alban Chela, Lekë Berisha, RRRRON, Sancet, Art Latifi janë vetëm disa nga emrat që do të performojnë në Tiranë.
Ndryshe, 4, 5, 6 dhe 7 gusht ishin datat në të cilat kryeqyteti i Kosovës mirëprit festivalin nën organizimin e këngëtarës shqiptare, Dua Lipa dhe babai të saj Dukagjin Lipa./21Media

Back to top button