Presidentja Osmani i ofron mbështetje Begajt në zbardhjen e rastit në Gramsh

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një bisedë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj i ka ofruar mbështetjen e plotë të institucioneve të vendit, pas incidentit në Gramsh.
“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka thënë Osmani.


Ndryshe, Presidenti Begaj ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes në Gramsh.
Ai ka thënë se mbështet parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare.
“1/2 Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me vëmendje. Në komunikim të vazhdueshëm me SHPFA, strukturat e shërbimeve informative & ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj & mbështes për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare”, shkroi Presidenti Begaj./21Media

Back to top button