Ballkani mposhti Drenicën
Ballkani e ka nisur me fitore rrugën për ta mbrojtur titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Suhareka sot ka triumfuar ndaj Drenicës me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar në minutën e 44′ nga mesfushori Edvin Kuç, i cili edhe ka qenë vendimtar për tri pikët e para të Ballkanit.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka luajtur me shumë ndryshime në formacion duke i ruajtur lojtarët kryesorë për ndeshjen e Ligës së Konferencës, e cila do të zhvillohet të enjten në Prishtinë.
Kujtojmë që, Ballkani ka një ndeshje më pak të zhvilluar në Superligë, atë kundër Malishevës nga xhiro e parë dhe ende nuk është caktuar data e saj.