Klopp këmbëngul se Keita nuk do të largohet nga Liverpool
Jurgen Klopp këmbëngul se Liverpool nuk do ta shesë Naby Keita-n para mbylljes së afatit kalimtar, pavarësisht raporteve që sugjerojnë se mesfushori i Guineas nuk është i vendosur në Anfield.
Keita është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me Reds, dhe ndërsa klubi ende shpreson të bjerë dakord për një vazhdimin e kontratës me 27-vjeçarin, në Gjermani ka pasur pretendime se lojtari është zhgënjyer me situatën e tij.
Duke folur me gazetarët përpara udhëtimit të Liverpool-it te Manchester United të hënën mbrëma, Klopp tha: “Të shesësh Naby tani dhe të mos e zëvendësosh atë? Jo, kjo nuk është e mundur”.
“Ne kemi mbaruar (në tregun e transferimeve), nuk është se mendojmë se një lojtar mund të shkojë dhe ne nuk e zëvendësojmë atë. Nuk ka shanse, jo. Naby nuk do të shkojë, por nëse do atëherë duhet të ketë një zëvendësim sigurisht, është e qartë. Dhe po, sigurisht, do të ishte shumë e vështirë për ta zëvendësuar atë”, shtoi menaxheri./21Media