Gjendja në pikat kufitare, kolonat mbi 1 kilometër

Mërgimtarët edhe këtë të hënë po përballën me pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot në pikën kufitare te Merdarës udhëtarët po presin deri 1 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosovë, ndërsa kolona është e gjatë mbi një kilometër.
Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, për të dalë udhëtarëve iu duhet të presin 40 deri në 60 minuat.
Po ashtu pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova ka edhe në Jarinjë.
Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 10 minuta./21Media

Back to top button