Sekuestrohet një kamion plot me gjedhe

Një kamion me 12 krerë gjedhe është sekuestruar në Vitomericë të Pejës, të dielën rreth orës 18:20.
“Njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndalur një kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit i njëjti kishte të ngarkuara rreth 12 copë gjedhe pa dokumente përkatëse”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët dhe kamioni janë sekuestruar dhe janë dërguar në stacionin policor deri në verifikim të zyrtarëve të AVUK-it./21Media

Back to top button