Kërkohet paraburgim për gjakovarin që rrahu gruan e tij
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për A. J i cili dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij.
“Më 21.08.2022, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri A.J., i shkakton lëndime trupore te dëmtuarës, bashkëshortes së tij, S. J., ku pas një mosmarrëveshje të cilën e kishin mes vete, ne lidhje me organizimin e ditëlindjes se vajzës së tyre, i pandehuri në një moment fillon qe ta sulmon te dëmtuarën duke e goditur me duar e me rrip në pjesë te ndryshme te trupit.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Bëhet e ditur se prokurori i rastit ndaj të pandehurit A. J., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 22 gusht 2022./21Media