Haradinaj tregon se çfarë biseduan me Escobarin

Dje, 23 gusht, krerët e partive opozitare u takuan me me të dërguarin e posaçëm për dialogun Gabriel Escobar.
Kreu i AAK-së u deklarua pas këtij takimi dhe ka thënë se në takim u zhvillua një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës.
“Gjatë darkës në rezidencën e Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë”, shkroi Haradinaj.
Ndërkaq, sot Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti do të takohen gjatë ditës me Esobarin dhe të dërguarin e posaçëm e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakun./21Media
 

Back to top button