Lirim Kastrati bëhet me skuadër të re
Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati do të vazhdojë karrierën tek klubi hungarez, MOL Fehervar.
Kastrati te Fehervari është prezantuar këtë të hënën dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2025.
Me këtë transferim u shpreh shumë i lumtur Kastrati, i cili bëri të ditur se ka pasur oferta edhe nga klube të tjera.
“Para se të pranoja ofertën e klubit, fola me drejtorin sportiv Istvan Salloi dhe trajnerin Michael Boris, dhe ishte shumë mirë që ata të dy donin që të transferohesha te Szekesfehervar. Një nga gjërat më të rëndësishme për një lojtar është të ndjejë besim. Përveç dy specialistëve kam folur edhe me ish-shokun tim të skuadrës, Myrto Uzuni, për futbollin hungarez dhe Vidin. Mendoj se kjo do të jetë një mundësi e mirë që të tregohem, qëllimi im i pazbuluar është të performoj në atë mënyrë që trajneri i Kosovës të llogarisë sërish tek unë, kam shumë besim se do të kemi një sezon të suksesshëm dhe me lojë të mirë, gola”, tha ai.
Kastrati do ta bartë fanellën me numrin 10 te klubi i ri./21Media