Murati tha se me Ligjin për Pagat mësimdhënësit do ta kenë koeficientin më të lartë

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se mësimdhënësit me Ligjin për Pagat do ta kenë koeficientin më të lartë.
“Koeficientët janë më të lartë se sa kanë qenë, sidomos për disa kategori. Sepse ka pasur dallime dhe njëra nga arsyet që ka pasur ankesa të kaluarën është sepse edhe brenda për brenda mësimdhënësve ka pasur trajtim të pabarabartë. Kjo është gjë është rregulluar. Vlera e koeficientit përcaktohet në bazë të tërësisë dhe përpjetësimit të koeficientëve me shumën totale që mund të alokohet me Ligjin për Pagat”. tha ai.
Në konferencën bashkë me kryeministrin, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është pyetur se cilat janë zgjidhjet që kanë ofruar për t’u ndërprerë greva.
“Janë të vetëdijshëm që në shkollat tona më nuk ka mësimdhënës me probleme serioze shëndetësore që detyrohen të dalin në punë dhe se janë të detyruar që nuk duhet t’i nënshtrohen konkurseve të vazhdueshme për qëllime që nuk kanë të bëjnë me mësimdhënien. Një nga kërkesat tona kanë qenë që mësimdhënësit të trajtohen dinjitetshëm me Ligjin për Pagat”, tha ajo./21Media

Back to top button