Vërshimet, Krasniqi: Ndihma për banorët e dëmtuar të jetë sot në agjendën urgjente të Qeverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje Qeverisë që t’u dalë në ndihmë banorëve të zonave të prekura nga vërshimet e fundit. Ai ka thënë se lehtësimi i ballafaqimit të qytetarëve me dëmet nga vërshimet e djeshme në disa rajone të Kosovës, duhet të jetë sot në agjendë urgjente të qeverisë.
Tutje, Krasniqi ka theksuar se qytetarët e Rahovecit dhe Gjakovës, si dhe zonave të tjera të dëmtuara, kanë nevojë për ndihmën e shtetit, jo vetëm për të sanuar, por edhe për ta tejkaluar në mënyrë të qëndrueshme këtë situatë, për të cilën nuk ka garanci se nuk mund të përsëritet edhe më vonë.
Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar se investimet kapitale në ngritjen e infrastrukturës që rehabilitojnë në mënyrë afatgjatë situata të tilla janë të domosdoshme.