OPINIONE: Sa është Kosova afër liberalizimit të vizave?!

Ministri i jashtëm çek Jan Lipavsky, pritet të arrijë në Prishtinë gjatë ditës së nesërme por të konfirmuar angazhimin e vendit të tij, që kryeson me BE-në, për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mbështetje procesit i kanë dhënë edhe politikanë nga Gjermania. Por në Kosovë deputetët e shumicës dhe të opozitës thonë se duhet të shtohet intensiteti i lobimit për t’i bindur ende ato vende që janë skeptike.
Kryesuesja e radhës e e BE-së, Republika e Çekisë ka dhënë sinjale se çështja e vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës më 13 tetor në Këshillin e Evropës. Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, pritet që nesër të qëndrojë për vizitë në Kosovë për çështjen e liberalizimit të vizave. Bashkë me ministri Lipavsky do të jetë edhe delegacioni i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të Parlamentet të Çekisë. Minstri Lipavsky u citua nga mediat çeke të ketë thënë se Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që ka nevojë për liberalizim të vizave. Ai tha se Presidenca Çeke e BE-së do ta shstyjë këtë proces përpara. Ndërkohë, deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se Presidenca çeke në Bashkimin Evropian është duke bërë gjënë e duhur që po e përkrah procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
Nderkaq Thomas Hacker, deputet i Bundestagut gjerman ka thene:
“Është gjëja e duhur që Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së po i përkushtohet kësaj teme. Megjithatë, raporti i Komisionit Evropian nuk duhet të çojë në diskutime të mëtejshme dhe të pafundme. #Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë.”
Pavarësisht sinjaleve pozitive që vijnë nga BE-ja, deputeti i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, thotë se qytetarët nuk duhet të kenë optimizëm të tepruar sepse politika brenda bashkimit evropian është e komplikuar.
Duke shpresuar se brenda këtij viti Bashkimi Evropian do të marr vendim për liberalizimin e vizave, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, kërkon angazhim më të madh të përfaqësuesve politik pushtet dhe opozitë për t’i bindur ato vende skeptime që të votojnë në favor për Kosovën.
Por, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, është shumë skeptik se do të ndodh liberalizimi i vizave, për shkak se Bashkimi Evropian e ka humbur besimin me politikat e padrejta ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave.
Në këtë kohë të sinjaleve për heqjen e regjimit të vizave, deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, thotë se kjo është merit e Qeverisë e cila e ka luftuar korrupsionin që ishte njëri ndër kushtet për heqjen e vizave.
Por ndaj kësaj deklarate kanë reaguar deputetët e opozitës Mergim Lushtaku, deputetet i PDK-së dhe
Pal Lekaj, deputet e AAK-së.
Më 2018 Komisioni Evropian pati rikonfirmuar se Kosova i ka përmbushur dy kërkesat e mbetura për liberalizimin e vizave: ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi si dhe për arritje të forta në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke i përmbushur të gjitha standardet e përcaktuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Ndërsa, Parlamenti Evropian, për vite me radhë i ka dhënë mbështetje Kosovës për heqjen e vizave, duke i bërë thirrje vendeve anëtare të Këshillit e BE-së që ta miratojnë vendimin./21Media

 

Back to top button