Enver Hoxhaj i reagon Elon Muskut: Ke një narrativë ruse

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhës e PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka reaguar njeriut më të pasur në botë Elon Musk, i cili propozoi një qasje të ngjashme ndaj Krimesë dhe Donbasit ukrainas si me rastin e Kosovës.
Hoxhaj e ka sugjeruar Muskun të lexojë libra për të kuptuar më mirë Kosovën dhe Ukrainën.
Ai tutje ka thënë se Musk ka një narrativë ruse.
“Lexo disa libra nëse dëshiron të kuptosh më mirë Kosovën dhe Ukrainën. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ndërsa Rusia dëshiron të marrë tokë që nuk i takon asaj. Ke një narrativë ruse. Qëndro jashtë kësaj nëse nuk je i informuar në detaje”, ka reaguar Hoxhaj në Twitter.


Elon Musk ka krahasuar situatën në Kosovë me atë në Donbas dhe Krime, rajone të Ukrainës të pushtuara nga Rusia.
Musk ka hapur një anketë në llogarinë e tij në Twitter, teksa ka thënë se qytetarët e Donbasit e Krimesë duhet lënë të vendosin nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës./21Media

Back to top button