Pacolli i reagon Elon Muskut: Lexo para se të postosh në Twitter!

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka reaguar miliarderit Elon Musk, i cili ka krahasuar Kosovën me Donbasin e Krimenë, rajone ukrainase të pushtuara nga Rusia.

“Lexo para se të postosh në Twitter!”, i ka replikuar Pacolli, Muskut në Twitter.

“Më e mira që mund ta bëni për botën është që ta ndërtoni edhe një fluturake hapësinore për udhëheqësinë e Rusisë dhe Serbisë sepse me trashëgimitë e tyre gjenocidale dhe të luftës, janë bërë të pashëndetshëm për tokën. Nëse nuk mund ta bëni këtë gjë, atëherë më mirë qëndroni jashtë kësaj pune!”, ka shkruar tutje Pacolli.


Elon Musk ka krahasuar situatën në Kosovë me atë në Donbas dhe Krime, rajone të Ukrainës të pushtuara nga Rusia.
Musk ka hapur një anketë në llogarinë e tij në Twitter, teksa ka thënë se qytetarët e Donbasit e Krimesë duhet lënë të vendosin nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës./21Media

Back to top button