Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet 50 vjeçari i shpallur në kërkim për mashtrim

Një person u arrestua sot në Tiranë, i cili ishte i shpallur në kërkim për mashtrim.
Sipas Policisë, Krenar Begaj, 50-vjeçar ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 12 mijë euro nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.
“Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mikro”. Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën ”Hoxha Tasim”, është kapur dhe ndaluar shtetasi Krenar Begaj, 50 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.”, bëri të ditur Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button