Hayashi urdhëroi një konsull rus të largohet nga Japonia

Marrëdhëniet diplomatike midis Rusisë dhe Japonisë vazhdojnë të përkeqësohen.
Reuters raporton se ministri i jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi, ka urdhëruar një konsull rus në Sapporo të largohet nga Japonia deri më 10 tetor.
Vendimi i Japonisë vjen pasi agjencia ruse e sigurisë FSB, tha muajin e kaluar se kishte arrestuar një konsull japonez në Vladivostok për spiunazh të dyshuar dhe e urdhëroi atë të largohej nga vendi. Japonia mohoi që diplomati të ishte spiun dhe pretendoi se konsulli ishte keqtrajtuar ndërsa ishte në paraburgim në Rusi./21Media

Back to top button