Kaloni te përmbajtja kryesore

Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur me armë zjarri, pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të dyshuarin.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Memo Mato” në Prishtinë, të enjten rreth orës 03:35.  Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa i dyshuari është në arrati./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button