Kurti nuk e komenton dorëheqjen e Latifit: Do ta takoj sot
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Kryeministri Kurti shkurt është shprehur se sot do ta takojë Latifin.
Pas konferencës për ndarjen e resurseve me dobi të veçanta për komunitetet joshumicë, Kurti nuk ka dashur të pronocohet as për çështjen targave.
Rifat Latifi dje ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, është shkruar në letrën e dorëheqjes.
Latifi është emëruar ministër nga kryeministri Albin Kurti, pas dorëheqjes së Arben Vitisë.