Ministri Aliu arsyetohet për vonesën në rrugën Prishtinë-Podujevë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu sot arsyetua për vonesat në asfaltimin e rrugëve.
Ai në Kuvendin e Kosovës, tha se ngecjet në segmentet, Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Gjilan janë për shkak të rritjes së çmimeve, por edhe për shkak të shpronësimeve dhe problemeve të paplanifikuara.
“Është brengosëse situata e gjendjes së rrugëve. Problemet në projektet aktuale që janë në ekzekutim e sipër në gjithë Kosovën, por si në Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, si Dollc-Gjakovë, Prishtinë-Gjilan janë rrugë me të cilat problemet që dalin çdo ditë, janë probleme të natyrës me shpronësime dhe projekte që dalin punë të paparashikueshme dhe defekte në vazhdimësi. Duke ia shtuar gjithë kësaj pune edhe një element shtesë që është rritja e çmimeve, për të cilën shpresoj se si qeveri dhe Kuvend të realizojmë ligjin për rritjen e çmimeve, si pasojë e ndikimit të luftës në Ukrainë. Por në veçanti dua të them se pavarësisht rritjes së çmimeve, në cilindo segment kemi probleme me shpronësime dhe elaborate të shpronësimit që janë të pazgjidhura mirë”, tha ai.
Ministri Aliu i dha këto komente, pas pyetjes së deputetit të LVV-së, Driton Hyseni.

Back to top button