Botërori i Xhudos, Flaka Loxha ndalet në raundin e parë
Distria Kransiqi i dhuroi dje Kosovës një tjetër medalje, atë të bronztën nga Kampionati Botëror i xhudos, kurse sot ishte radha e Flaka Loxhës që të garojë në këtë turne.
Loxhën nuk e përcjelli fati në këtë Botëror që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit, pasi që pësoi humbje qysh në raundin e parë.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha u përball në raundin e parë me xhudisten polake, Arleta Podolak, nga e cila pësoi humbje me Ippon.
Ky Botëror përfundon këtu për Loxhën, ndërsa kanë mbetur të garojnë edhe Laura Fazliju dhe Loriana Kuka.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?