Trupat ruse së shpejti mbërrijnë në Bjellorusi

Trupat ruse së shpejti do të mbërrijnë në Bjellorusi për të marrë pjesë në një “grupim rajonal” të forcave për të mbrojtur kufijtë.
“Trupat nga konmponenti rus i grupimit rajonal të forcave do të mbërrijnë në Bjellorusi ditët e ardhshme”, tha Ministria Mbrojtëse e Minakut.
Kjo vjen pasi presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha këtë javë se trupat e tij do të vendoseshin me forcat ruse pranë kufirit ukrainas, duke përmendur ato që ai tha se ishin kërcënime nga Ukraina dhe Perëndimi.
Lukashenko paralajmëroi Ukrainën dhe Perëndimin që të mos e detyrojnë aleatin e tij Rusinë në një qoshe, duke thënë se Moska kishte armë bërthamore për një arsye.
“Gjëja më e rëndësishme është, mos e çoni bashkëbiseduesin tuaj dhe madje edhe kundërshtarin tuaj në një qoshe. Pra, ju nuk duhet t’i kaloni ato vija – ato vija të kuqe, siç thonë rusët. Nuk mund t’i kaloni ato”, tha Lukashenko./21Media

Back to top button