Në tetor testohet edhe një herë unaza qendrore e Prishtinës

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se në tetor do të testohet edhe njëherë unaza qendrore në kryeqytet.
“Ne, siç e dini kishim 2-3 teste deri më tani për ta kthyer unazën e brendshme të Prishtinës, unazën qendrore për ta kthyer në njëkahore. Kur kjo unazë e brendshme kthehet në lëvizje njëkahore, jep hapësirë që një prej korsive ta kthejmë për këmbësorë, për biçikletat – pra të jetë lëvizje e lirë, kursë korsitë tjera, dy korsi për vetura dhe një korsi e veçantë për autobusin e qytetit dhe do ta kemi edhe një test tash gjatë muajit tetor në një ditë të punës, në një ditë kur komunikacioni është i zënë, për të parë ku i kemi fytet e ngushta”, tha Zogaj./21Media

Back to top button