Kelmendi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ishin afër njëri tjetrit siç ishin në luftë

Ish zëvdendëskryeministri, Ramiz Kelmendi ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kelmendi tregoi se u takua me ish-Presidentin e Republikës Hashim Thaçi, ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ish-Deputetin e Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi dhe ish-N/Kryetarin e OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj! Por ai njoftoi se takim nuk mundi të zhvillojë me ish kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi
“Keqardhje që për shkak të disa procedurave teknike, krejt legjitime,”, tha Kelmendi.
Ndërkohë tregoi për qëllimn e vizitës si dhe tha se krerët e UÇK-së ishin të bashkuar.
“Qëllimi i vizitës time atje, ishte mbështetja për të përballuar izolimin e padrejtë të tyre.
Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së!Përcjellë me këtë rast, përshëndetjet e tyre për kombin shqiptar.Kam dalur nga takimi, i frymëzuar me krenarinë që e kishin.”. deklaroi Ramiz Kelmendi./21Media

Back to top button