Kaloni te përmbajtja kryesore

BE bën thirrje për bashkëpunim nga Sunak

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka përgëzuar liderin e ardhshëm të Britanisë së Madhe, duke i bërë thirrje Rishi Sunak të bashkëpunojë ngushtë me BE-në.
“Të punosh së bashku është mënyra e vetme për të përballuar sfidat e përbashkëta… dhe sjellja e stabilitetit është çelësi për tejkalimin e tyre”, shkroi Michel në Twitter.
Sunak do të bëhet personi i parë me ngjyrë që do të drejtojë Mbretërinë e Bashkuar – dhe në moshën 42 vjeçare, gjithashtu personi më i ri që mori detyrën në më shumë se 200 vjet.
Sunak, prindërit e të cilit erdhën në Mbretërinë e Bashkuar nga Afrika Lindore në 60-ta, është me origjinë indiane. Babai i tij ishte një mjek lokal, ndërsa nëna e tij drejtonte një farmaci në Anglinë jugore, diçka që Sunak thotë se i dha atij dëshirën për t’i shërbyer publikut./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button