Trajnerët e Kosovës në Klinikën e FIBA Get Together U14
Trajnerët nga Kosova së bashku me drejtorin teknik të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Krasniqi kanë marrë pjesë në Klinikën e trajnerëve të organizuar nga FIBA në Durrës me 22 dhe 23 tetor.
Në këtë Klinikë nga Kosova kanë marrë pjesë Driton Obërtinca, Brasim Veseli, Endrit Elshani, Artina Hasani dhe Tokjona Rexhaj.
Trajnerët nga Kosova janë dërguar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Në kuadër të kësaj klinike kanë ligjëruar: Nenad Trunic, Instruktor i FIBA-s, Arik Shivek, Instruktor i FIBA-s, Michael Shëarz, Udhëheqës i FIBA EUROPE COACHING dhe Radmilla Turner, Udhëheqëse e FIBA EUROPE &YOUTH AND ANTIDOPING./21Media