BE-ja ndihmon me 80 milionë euro Shqipërinë për të përballuar krizën energjetike
Kriza energjitike me të cilën po përballet Evropa dhe përgjigjia ndaj saj dominoi fjalimin e presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në Tiranë.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ajo njoftoi se Bashkimi Evropian pritet të ndajë 80 milionë euro si ndihmë të menjëhershme në përballimin e krizës energjetike.
“Rusia po manipulon tregjet dhe i ndjejmë të gjithë efektet. Fatmirësisht Shqipëria nuk ka fare varësi nga gazi rus por energjia elektrike që vjen në Shqipëri ndikohet nga trazirat në treg dhe këto çmime kaq të larta stratosferike, kjo sjell ndikim dhe në Shqipëri. BE ka vendosur se e vetmja përgjigje që und të japim është uniteti dhe solidariteti, përfshirë Shqipërinë. Po propozojmë për një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, të njëjtën gjë po bëjmë dhe në BE. Do të jenë 80 mln euro në grante. Pjesa tjetër është mbështetja që do vijë pas janarit për sistemin e enegjisë, 500 mln euro në grante për të investuar në energjinë elektrike në gjithë rajonin. Është me rëndësi të investojmë në energjinë e rinovueshme. Investimi do të jenë në impiantin lundrues diellor në Vaun e Dejës, modernizimin e Hidrocentralit të Fierzës”, tha ajo
Nga ana tjetër ajo vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt BE duke theksuar se hapja e negociatave ishte rezultat i këtyre arritjeve.
“Ky është suksesi juaj, rezultati i shumë viteve plot me përpjekje. Keni ruajtur një vëmendje shumë të fortë te integrimi. Keni treguar përherë përkushtimin tuaj ndaj BE. Është shembullore të shohim që Shqipëria në formë aktive ka mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar te rregullat në Këshillin e Sigurisë të OKB dhe ju falenderoj për këtë përkushtim të qartë, kjo ju nderon dhe tregon se jemi një komunitet me të njëjtat vlerat që ne ndajmë. Shqipëria po ecën përpara në mënyrë të vendosur në rrugën drejt BE. Ju po forconi shtetin e të drejtës me reforma të rëndësishme në sistemin e drejtësisë për të cilën arritët të krijonit konsensus ndërpartiak. Ky është parakusht por nuk është i lehtë ama. Ekonomia juaj është bërë e fortë sërish pas Covidit. Këto janë arritje në një kohë plot sfida”, tha ajo.
Von der Leyen tha se e pret me kënaqësi rikthimin në Tiranë në dhjetor për Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
“Shqipëria duhet të ndihet krenare për arritjet e saj, qyetarët shqiptarë kanë treguar jo vetëm largpamësi por edhe rezistencë. Në 6 dhjetor do takohemi sërish këtu në Tiranë me Këshillin Europian, do kemi samitin e Ballkanit Perëndimor”./oranews
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?