Konfiskohet pasuri me vlerë 3 milionë euro
U konfiskua pasuri me vlerë 3 milionë euro në Elbasan, në pronësi të një shtetasi me precedentë kriminale në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë dhe Shqipëri.
Policia e Shteti sot informoi se shtetasi E. Sh. është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, për trafikim të lëndëve të forta narkotike dhe për mbajtje të armëve ofensive, është arrestuar në Amsterdam, Holandë, për trafikim të narkotikëve, si dhe është dënuar në Shqipëri, për mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe falsifikim të dokumenteve.
Konkretisht, në zbatim të vendimit të Gjykatës, sipas Policisë, u bë i mundur konfiskimi i pasurive: Pjesë toke (kullotë) me sipërfaqe 45 000 m2, në fshatin Gjilek, Himarë; 1 apartament me sipërfaqe 130 m2, në Tiranë; 2 garazhe me sipërfaqe 230 m2, në Tiranë; 1 vilë dykatëshe me sipërfaqe 500 m2, në Peqin; 1 apartament me sipërfaqe 111 m2, në Kryevidh, Kavajë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Gjatë kësaj jave, në kuadër të operacionit “Fasada 2” janë sekuestruar pasuri me vlerë 400 000 euro, në pronësi të një 34-vjeçari të dënuar me 13 vjet burgim në Norvegji, si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikim të narkotikëve.”, bëri të ditur Policia./21Media

