Robotët e Boston Dynamics vallëzojnë me këngë të BTS

Një video të cilën e lansoi kompania Boston Dynamics në Youtube po tërheqë vëmedjen e botës. Në të shihen robotë duke vallëzuar me këngën e BTS “Permission to Dance”.

Në këtë vallëzim morën pjesë shtatë robotë.

Fillimisht në video shihet njëri robot duke kënduar, derisa të tjerët vallëzojnë.

Më pas, ata fillojnë me lëvizjet e sinkronizuara, njëjtë si të anëtarëve të bendit BTS.

Videoja e cila u lansua në Youtube, po mahnitë entuaziastët e botës robotike.

Shumë prej tyre janë të befasuar se si kjo kompani ka arritur të zhvillojë robotë në këtë nivel.

Një jutuber ka thënë se robotët lirisht mund të marrin pjesë edhe në garën për talentë “Britain’s Got Talent”, ndërkaq të tjerë me shaka kanë thënë se Boston Dynamics ngadalë po bëhet kompani shoubiznesi.

Një vallëzim si këtë e realizan anëtarët e BTS në koncertin që mbajtën në Busan me 15 tetor, për përkrahje të këtij qyteti për organizimin e ekspozitës botërore 2030 atje.

E sa i përket robotëve-qen, kjo nuk është paraqitja e parë e tyre me vallëzim me këngë të këtij bendi korean.

Vitin e kaluar, Boston Dynamics lansoi edhe një video të ngjashme me këtë, me vallëzim të qenve droid me një këngë të këtij bendi koreano-jugor.

Vallëzimi i robotëve qen që quhen Spot të Boston Dynamics, sipas kësaj kompanie bëhet me një qëllim, e ai është që t’i mundësojnë këtyre disajneve mekanike dhe algoritmeve në softuer pakëz ushtrime.

Megjithatë këto video po ashtu ofrojnë edhe paksa relaksim. Çmimi për një robot nga kjo kompani kushton 75 mijë dollarë.

Roboti spot mund të shfrytëzohet për një radhë detyrash të rënda, si testim të vendeve për lansim raketash, siç ka demonstruar kompania SpaceX, për inspektim të vendeve arkeologjike, për ndihmë të departamentit të zjarrfikësve e shumë punë të tjera. Spot sipas Boston Dynamics do të mundësohet edhe për ndihmë në shtëpi./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=yEW-9SbXahI

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button