KFOR-i thotë se janë plotësisht të përgatitur për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti

Forca paqeruajtëse në Kosovë, KFOR, ka bërë thirrje për shmangie nga veprimet dhe nismat, siç i ka cilësuar, të njëanshme që mund të çojnë, siç thuhet, në dhunë të panevojshme.
Në një përgjigje për RTV21, KFOR thotë se trupat e tij janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes.
Deklaratat e forcës paqeruajtëse vijnë në prag të skadimit të afatit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe paralajmërimëve të serbëve të Kosovës për vendosjen e barrikadave në veri./21Media

Show More
Back to top button