Tolgahan Sayisman ka një kusht për rikthimin në ekran

Aktori turk, Tolgahan  Sayisman ka një kusht për t’u rikthyer në ekran. Aktori që luajti role të shumta ka shpjeguar se sa pak  nevojitet  që ai të kthehet në ‘ekranin e shenjtë’ për çdo aktor, prej të cilit  është larguar kohët e fundit. D
“Vitet e fundit jam fokusuar në jetën e biznesit, por dua të rikthehem në ekran në projektin e parë që do të më bëj të ndihem mirë. Dua diçka që të më ‘godasë’, ky është kushti im i vetëm”, ka thënë aktori.
Aktori tutje ka shtuar se angazhimet që ka në punë, po e mbajnë larg shtëpisë dhe familjes.
”Shtëpia është në këtë dhe unë çdo ditë shkoj në anën tjetër të Stambollit. Kaloj shumë kohë në rrugë, dhe pak në shtëpi me familjen”, ka thënë aktori.
Kujtojmë se, aktori është i martuar me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazin me të cilën ka dy fëmijë./21Media

Back to top button