Sot ditëlindja e Zahir Pajazitit, Haradinaj: Urime ditëlindja Hero!

1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të parë të UÇK-së, Zahir Pajazitit. Sot është ditëlindja e 60-të e heroit të Kosovës.
Me rastin e ditëlindjes së Pajazitit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka publikuar një imazh pranë shtatores së heroit, me ç’rast ka shkruar: Urime ditëlindja Hero!
Zahir Pajaziti është lindur më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ka rënë heroikisht me 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Bashkë me Zahir Pajazitin, janë vrarë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i ka akorduar Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës./21Media
Back to top button