Reagon Kurti: Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme, s’ka qytetar i cili s’është shokuar
“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar…“, ka thënë kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” në lidhje me rastin e dhunës fizike ndaj një të moshuare në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.
Ai tha se do të qëndrojnë pranë viktimës.
“Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, ka shkruar ai.
Sot, në media dhe rrjete sociale, është publikuar një video ku shihet se disa infermiere në qendrën për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” ushtrojnë dhunë fizike ndaj një të moshuare.
Deri më tani janë arrestuar tri infermiere./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?