Nesër do të intervistohet i gjithë stafi dhe banorët në “Orenda”

I gjithë stafi dhe banorët e strehimores “Orenda” në Pejë pritet të intervistohen nesër nga zyrtarët policorë. Kështu tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për portalin rtv21.tv.
Ai tha se do të intervistohen gjithë personat që janë personel në këtë strehimore dhe të gjithë të moshuarit që janë të vendosur aty në mënyrë që të hetohet rasti.
“Nesër me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit, Policia e Kosovës do të intervistojë të gjithë personat që janë personel në këtë strehimore dhe të gjithë të moshuarit që janë të vendosur aty”, ka thënë Nikçi.
Lidhur me rastin deri tani janë arrestuar tri infermiere të dyshuara, derisa viktima është larguar nga kjo qendër. /21Media
 

Back to top button