Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçaku në Beograd, u takua me Vuçiqin

I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është takuar me presidentin serb Alekasandar Vuçiq në Beograd.
Vuçiq ka postuar një fotografi nga fillimi i takimit me Lajçakun në profilin e tij në Instagram
“Takim me Miroslav Lajçak, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Vuçiq.
Të enjten e 3 nëntorit, drejtori rajonal i policisë në veri të Kosovës, Nenad Gjuriq, u pezullua nga puna, për shkak të, siç u tha, refuzimit për të zbatuar planin e Qeverisë për targat.
Ky vendim i institucioneve të Kosovës u dënua nga Beogradi zyrtar, ndërsa Lista Serbe – partia kryesore e serbëve të Kosovës – paralajmëroi braktisjen e institucioneve të Kosovës në veri./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button