Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani takohet me Rohden, bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde.
Sipas njoftimit të presidencës, Osmani me ambasadorin Rohde, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.
“Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button