Shefja e UNMIK-ut mirëpret marrëveshjen e arritur në Bruksel 

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka mirëpriturmarrëveshjen e arritur në Bruksel për targat, për të ulur tensionet në terren.
Sipas saj, fokusi duhet të jetë tash te normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Kjo u bë e mundur falë qasjes së përgjegjshme të shfaqur nga të dyja palët dhe përkushtimit të tyre në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ziadeh mirëpret gjithashtu përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar paqen”, thuhet nga shefja e UNMIK-ut.
Back to top button