Zvicra mposhti Kamerunin për ta nisur mbarë Botërorin

Zvicra mposhti Kamerunin për ta nisur mbarë Botërorin
Me golin e vetëm të realizuar nga Breel Embolo dhe të asistuar nga Xherdan Shaqiri, Zvicra e ka nisur mbarë rrugëtimin në Kampionatin Botëror duke e mposhtur Kamerunin me rezultat 1-0.
Ndeshja e zhvilluar në “Al Janoub Stadium” ishte e vlefshme për grupin G të këtij kompeticioni, ndërsa goli i Zvicrës erdhi në minutën e 48’ kur një kundërsulm i shpejtë që kaloi nëpër këmbët e Shaqiri u konkretizuar me gol nga Embolo.
Në vazhdim të ndeshjes, Kameruni kërkoi golin e barazimit, madje edhe ishte më e mirë në posedimin e topit, por kjo në fund nuk solli rezultat.
Është kjo një nisje mjaftë e mirë për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqiri duke ditur se grupi është mjaftë i vështirë pasi në përbërje ka edhe Brazilin dhe Serbinë.
​Zvicra me dominim të lehtë, por s’ka gola në pjesën e parë ndaj Kamerunit
Një dominim i lehtë në posedim të topit dhe kontrollim i ndeshjes nuk ia ka mundësuar Zvicrës për ta mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Kamerunit.
Në këtë ndeshje e cila është e vlefshme për grupin G të Kampionatit Botëror, për Zvicrën po luajnë dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri të cilët patën paraqitje mjaftë të mirë.
Kjo është ndeshja e parë e këtij grupi në të cilin bëjnë pjesë edhe Serbia dhe Brazili.
Nis ndeshja Zvicër-Kamerun
Ka nisur në stadiumin “Al Janoub Stadium”, ballafaqimi ndërmjet Zvicrës dhe Kamerunit, e vlefshme për grupin G të Kampionatit Botëror.
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë në fushë nga minuta e parë për t’i ndihmuar “helvetikët” që ta marrin fitoren e parë.
Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Brazili dhe Zvicra, ndërsa të dy skuadrat kanë zbritur në fushë me formacionet e mëposhtme:
Zvicra: Sommer, Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Sow, Vargas, Embolo.
Kameruni: Onana, Fai, Castelletto, N’Koulou, Tolo, Oum Gouet, Anguisa, Hongla, Mbeumo, Choupo-Moting, Toko Ekambi.

Back to top button