Rahoveci gjobitet me 650 euro

Klubi i basketbollit, Rahoveci është gjobitur sërish nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Kësaj radhe siç njoftoi vet klubi përmes Facebookut, Rahoveci është dënuar me 650 euro nga FBK për incidentet në ndeshjen e fundit kundër Ponte Prizrenit.
Kurse drejtori sportiv i Rahovecit, Adrian Sharku dhe asistenti i trajnerit, Blerim Delibeqa, ku të dy do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme kundër KB Prishtinës./21Media

Back to top button