Parlamenti Evropian kërkon hetim për Oliver Varhelyin

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian kërkon nisjen e hetimeimeve për veprimet e Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Tees Roiten k shkruar në Twitter se do të fillojë për shkak të pretendimeve se Varhelji po minon qëllimisht reformat në fushën e demokracisë dhe shtetit të së drejtës tek vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Komisioni i Parlamentit për Punët e Jashtme kërkon të bëhen hetime mbi sjelljen e Komisionerit të Zgjerimit, Varhelyi, lidhur me raportet se ai minon qëllimisht konsolidimin e demokracisë dhe reformat e sundimit të ligjit tek vendet që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, ka shkruar eurodeputeti holandez në Tëitter.
Më poshtë eurodeputeti ka shpërndarë kërkesën e komisionit./21Media
❗️BREAK❗️The Eur. Parliament Committee on Foreign Affairs wants an investigation into the conduct of enlargement Commissioner Mr. Várhelyi, over reports he deliberately undermines centrality of democracy and rule-of-law reforms in 🇪🇺 accession countries. Check our amendment👇🏼 pic.twitter.com/KQFzXrYVQv
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) December 2, 2022
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?