Policia arreston të dyshuarin për vrasjen e Takeoff

Policia ka arrestuar një burrë, si i dyshuar për vrasjen e reperit Takeoff.
Artisti 28-vjeçar, i nominuar për Grammy, u qëllua për vdekje në Hjuston, Teksas muajin e kaluar.
Takeoff ishte anëtari më i ri i grupit rap Migos.
Në një konferencë për shtyp të premten, Policia e Houston njoftoi se arrestoi Patrick Xavier Clark, 33 vjeç, me ndihmën e pamjeve nga kamerat që u morën nga nata e të shtënave.
“Clark ishte atje në skenë dhe ai kishte një armë”, tha shefi i policisë së Houston, Troy Finner.
Ai shtoi se një hetimet po vazhdojnë.
Kryebashkiaku Sylvester Turner i Houston tha se shpreson se arrestimi do t’i sjellë pak ngushëllim familjes së Takeoff.
Takeoff, i lindur si Kirsnick Khari Ball, ishte një e treta e grupit rap me bazë në Atlanta, Migos, i cili njihet për disa hite si Bad and Boujee dhe Stir Fry. Ata u nominuan për dy çmime Grammy – një për albumin më të mirë rap dhe një për performancën më të mirë rap – në 2018.
28-vjeçari ishte një nga tre personat që u qëlluan në Hjuston në orën 02:30 me kohën lokale (07:30 GMT) më 1 nëntor, pasi një mosmarrëveshje në fund të një feste private./21Media

Back to top button