Sznunuyog: Fëmijët me aftësi të kufizuara pranojnë më së paku shërbime

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Sznunuyog, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara tha se fëmijët me aftësi të kufizuara janë në mesin e personave që pranojnë më së paku burime dhe shërbime.
“Ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë për t’i mbështetur që të shprehin aftësitë e tyre dhe të zënë vendin e merituar si të barabartë në shoqëri”, tha Sznunuyog përmes një postimi në Twitter.
Sznunuyog bëri thirrje që të gjithë të bashkohen, “që ta bëjnë Kosovën një shoqëri përfshirëse për të gjithë fëmijët”./21Media