Mehaj në takim më “vëllain” Peleshi, thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë- Shqipëri

Kosova dhe Shqipëria kanë thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj në një postim në rrjetet sociale njoftoi për takimin që zhvilloi me homologun e tij nga Shqipëria Niko Peleshin të cilin e quajti vëlla.
“duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit “Smart defense”.Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, shkroi Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button