Cila është koha më e mirë për të fjetur dhe për t’u zgjuar

Zakonisht, njerëzit duhet të shkojnë në shtrat më herët dhe kështu edhe të zgjohen më herët në mëngjes. Koha e saktë e gjumit varet nga koha kur keni tendencë të zgjoheni në mëngjes.
Sa më mirë të jetë cilësia e gjumit që bëni, aq më pak ka gjasa që të përjetoni përgjumje të konsiderueshme gjatë ditës. Shumica e ekspertëve rekomandojnë që të rriturit të flenë të paktën 7 orë në natë.
Ekspertët thonë se nëse përjetoni përgjumje gjatë ditës, kjo është një shenjë se nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm gjatë natës, si pasojë e së cilës mund të përjetoni aksidente, nervoz dhe harresë.
Mungesa e gjumit në baza të rregullta mund të çojë edhe në pasoja më afatgjata shëndetësore, siç është diabeti, obeziteti, sëmundjes e zemrës, depresioni dhe presioni i lartë i gjakut. Ndërkaq, edhe gjumi i tepërt mund të ketë të njëjtat pasoja, sikurse edhe mungesa e tij, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, nervozen dhe depresionin.

Back to top button