Hajdari: Qeveria e vendosur që të ndalë tregtinë joformale

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Këshilli Evropian i Investitorëve (EIC), kanë hapur konferencën vjetore për promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë.
Me këtë rast, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ka theksuar se Qeveria është e vendosur të ndalë tregtinë joformale dhe të paligjshme.
“Ne synojmë për integrimin e fuqishëm ekonomikë dhe tregtarë me vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe principatat e BE-së. Me kalimin e viteve tregtia po rritet, po bëhet më e rregulluar, ka monitorim aktiv përtej kufijve dhe pjesëmarrja e njerëzve në sektorin e tregtisë formale po rritet. Qeveria jonë është e vendosur fortë për të ndalur tregtinë joformale dhe të paligjshme”, ka theksuar Hajdari.

Back to top button