Franca pa dy titullarë kundër Marokut

Nevojitet vetëm edhe një hap për të kaluar në finalen e Kupës së Botës dhe aty duhet përballur me Argjentinën.
Franca dhe Maroku do të sfidojnë njëri-tjetrin sonte në orën 20:00 në gjysmëfinale. Kombëtarja e drejtuar nga Deschamps e gjen sërish veten në gjysmëfinale për të sfiduar surprizën e vërtetë të këtij Botërori.
Trajner i Francës, Didier Deschamps detyrohet të heqë dorë nga dy startues: Upamecano dhe Rabiot që në fakt do të mungojnë për shkak të një virusi apo gripi siç u komunikua drejtpërdrejt nga federata në “Twitter”.
Në vend të tyre Konate duhet të luajë në qendër të mbrojtjes dhe Fofana në mesfushë. Hapësirë përpara për Dembélé, Griezmann dhe Mbappé pas Giroud.