Nga sot, certifikata e gjendjes penale mund të shkarkohet online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se nga sot certifikata e gjendjes penale mund të shkarkohet online.
Sipas saj, ky është lajm i mirë për qytetarët sepse kështu i ikin pritjeve të gjata dhe eliminohen procedurat burokratike.
“Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, për çka u jam falënderuese atyre por edhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ekspertëve”, ka thënë ajo.